Kandidatët Tanë


Si mësues shoh çdo vit qindra të rinjë që duan të largohen nga vendi, të marrin rrugët e mundimshme të emigracionit për të mos u kthyer më. Arsyeja nuk është vetëm për një arsimim më cilësor por më së shumti sepse ju është vrarë shpresa, mohuar e drejta për të luajtur rol vendimmarrës dhe për të kontribuar në shoqëri. Dikush do më quaj naiv, dikush një idealist të çmendur por unë kam akoma shpresën që një ditë Shqipëria do jetë si gjithë Europa. Quhen Klajdi Pllaha, mësues matematike, lindur e rritur në Korçë nga familje mësuesish. Sëbashku me dy vëllezërit e mi, prindërit na rritën me sakrifica e varfëri monetare por me pasuri shpirtërore dhe indelektuale duke na dhënë shembullin e ndershmërisë që të jep dinjitet. Pikërisht në frymën e këtij shembull po vendos të hyj në politikë, për të dhënë imazhin e politikanit të NDERSHËM përballë të korruptuarit, për të vendosur PROFESIONALIZMIN përballë paaftësisë, dhe për të thënë TË VËRTETËN para mashtrimit. Pas studimeve për Matematikë në Universitetin e Barit, Ita