Jo, jemi si Nisma Thurje, një organizim i cili nuk është krijuar më parë në Shqipëri për shkak të natyrës horizontale të drejtimit si edhe për
shkak të mënyrës së funksionimit jashtë konjukturave aktuale politike. Mjaft, me gjithë qëllimin e mirë që kishin anëtarët e saj, u përdor nga
Erion Veliaj për katapultimin e tij personal në politikë.
G99 ishte një satelit i Partisë Socialiste dhe sapo u krijua hyri në koalicion me këtë parti. Aleanca Kuq e Zi në themel të saj kishte promovimin
e Kreshnik Spahiut si një lider i fortë dhe i pagabueshëm. Ne nuk kemi asnjë nga këto, për ne vlen më shumë ideja, dhe zgjidhja në të mirë
të të gjithëve sesa promovimi i një individi të vetëm. Një informacion rreth ideve tona i gjen të përmbledhura te Karta 2020.