Përpara se të dhuroni, ju lutem lexoni me kujdes termat e mëposhtme, me të cilat duhet të bini dakord për të vazhduar.
Së pari, ju jeni në dijeni që ky dhurim do të përdoret nga Nisma Thurje për aktivitetin e saj politik, duke përfshirë edhe fushatën zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin.
Së dyti, dhurimi juaj është jashtëzakonisht i rëndësishëm për funksionimin e Nismës Thurje dhe kjo ju jep juve një zë në mënyrën e funksionimit dhe organizimit të saj. Por ju jeni në dijeni që ju nuk mund të prisni asnjë privilegj apo trajtim të pabarabartë që shkon në kundërshtim me ligjin, në momentin që përfaqësuesit e Nismës Thurje zgjidhen deputetë, apo në funksione të tjera drejtuese në pushtetin vendor apo qëndror.
Së treti, ju deklaroni se jeni shtetas shqiptar me vendbanim në Shqipëri ose diasporë.
Së katërti, emri juaj dhe të dhënat e tjera të shkruara këtu janë të sakta dhe korrespondojnë me të dhënat që figurojnë në kartën tuaj të identitetit.
Së pesti, ju deklaroni se burimi i këtyre të ardhurave që ju po dhuroni është i ligjshëm, dhe ato janë fryt i punës suaj të ndershme.
Së gjashti, ju jeni në dijeni të kufizimeve që ka vendosur Kodi Zgjedhor i RSH, Nenet 86 e në vazhdim, përsa i përket financimit të fushatës zgjedhore, sicc është kufizimi për të përfituar jo më shumë se 1 milion lekë (të reja) nga një subjekt i vetëm.
Së shtati, ju jeni në dijeni të të drejtës tuaj për të kërkuar llogari për mënyrën se si dhurimi juaj është administruar dhe ccfarë impakti ka patur ai në situatën politike, ekonomike dhe sociale të vendit.
Nëse jeni dakord me këto rregulla, ju lutemi që të klikoni tek kutia në të djathtë.