Bashkohuni
kunder sistemit

Karta 2020

Preambula

Pas pothuajse pesë dekadash në totalitarizëm, në fillim të viteve 1990, Shqipëria nisi një proces kalimi drejt demokracisë përfaqësuese. Të frymëzuar nga demokracia evropiane studentët e Dhjetorit 1990 u ngritën kundër diktaturës me thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”. Tri dekada më vonë Shqipëria qeveriset ende nga liderët e tranzicionit, ndërkohë që ëndrra evropiane mbetet ende një ëndërr.
Një e treta e popullsisë ka emigruar dhe sot, ndryshe nga tre dekada më parë, Shqipëria nuk e ka më popullsinë më të re në Evropë. Numri i lindjeve është ulur dhe dëshira emigratore te të rinjtë është ndër më të lartat në botë, në veçanti te studentët dhe profesionistët e rinj, të cilët janë e ardhmja e një vendi. Ky emigrim masiv është tregues i situatës politike dhe ekonomike në vend, dhe një provë që Shqipëria nuk është bërë si Evropa.
Në këto 30 vite tranzicion, pabarazia është rritur. Në njërin kah qëndron një grup oligarkësh dhe një kastë rreth tyre, të cilët jetojnë në lagje të rrethuara, në majë të kodrave, i lindin fëmijët në spitale private dhe i shkollojnë jashtë. Këta kanë qasje direkt në politikë, duke ndikuar në hartimin e politikave, në hartimin e ligjeve dhe në punësimet në administratë. Në anën tjetër, jeton pjesa tjetër e popullsisë më të varfër në Evropë, të cilët marrin borxh për t’u ushqyer, hanë ushqim të skaduar dhe të kontaminuar, thithin ajër të ndotur dhe shkojnë nëpër spitale që nuk kanë ilaçe. Këta janë të përjashtuar nga vendimmarrja, përmes presionit, blerjes dhe/ose manipulimit. Shtresa e mesme, përveçse e vogël në numër, është në presion të vazhdueshëm dhe në pasiguri të lartë. Reformat e ndryshme politike, ligjet e pafundme të amenduar çdo gjashtë muaj apo më shpesh, sistemi gjyqësor i korruptuar dhe politikanët autoritarë në pushtet kanë bërë që prona, në veçanti, por edhe çdo investim tjetër, në përgjithësi, të jetë me risk të lartë.
Pasuritë natyrore janë vjedhur dhe shpërdoruar, ndërsa prona e përbashkët i është dhënë privatëve, të cilët përmes keqadministrimit dhe kërkesës për fitim, kanë ulur cilësinë dhe kanë rritur koston e shërbimeve, e për pasojë, edhe koston e jetesës në Shqipëri.
Gjithashtu, korrupsioni dhe lidhjet e krimit me partitë politike kanë rritur pasigurinë e jetës, duke dobësuar shtetin. Ky dobësim i shtetit dhe fuqizim i grupeve të korruptuara dhe kriminale në shoqëri ka krijuar monopole në të gjitha sferat e jetës. Për pasojë të kësaj kapjeje të shtetit, në çdo sektor ka një elitë të korruptuar që qëndron e pasfiduar dhe e pandëshkuar.
Për të gjitha këto, vendi shihet i papërshtatshëm për investime nga kompanitë e huaja, duke bërë që investimet e huaja të drejtpërdrejta të jenë në nivele minimale. Një pjesë e madhe e bizneseve vendase, por edhe politikanët e korruptuar, nuk kanë besim tek sistemi, prandaj i çojnë paratë e tyre jashtë, duke marrë me vete një pjesë të mirë të pasurisë së vendit. Ndërkohë, për të pasur likuiditet, por edhe për të shpërblyer mbështetësit e vet, qeveritë vazhdojnë të rrisin borxhin publik në nivele të larta, duke e vënë në rrezik stabilitetin ekonomik të vendit.
Në këto kushte, pjesa më e madhe e shqiptarëve nuk kanë besim as tek institucionet publike, as tek partitë politike dhe as tek media apo shoqëria civile. Më pak se gjysma e votuesve marrin pjesë në zgjedhje, duke bërë që në çdo rrethanë vendi të qeveriset nga minoranca. Ndërkohë sistemi politik është i tillë që i gjithë pushteti është përqendruar tek kryetarët e partive, të cilët kur vijnë në pushtet kontrollojnë gjithçka. Ndarja e pushteteve dhe garancitë kushtetuese janë një fasadë, sepse institucionet janë të dobëta dhe pushteti i kryetarëve të partive është i pasfiduar.
Megjithëse pjesa më e madhe e publikut e ka humbur besimin te politika, ne jemi të bindur se vetëm përmes ideve të reja politike, Shqipëria mund të dalë nga kriza ku ka hyrë dhe vendi të futet në rrugën e zhvillimit ekonomik dhe social. Kjo kartë përmban 8 teza se si mund të rimëkëmbet Shqipëria, duke filluar me decentralizimin e pushtetit dhe fuqizimin e qytetarëve në qeverisjen e vendit.
Ne besojmë tek bashkëlidhja midis mirëqenies ekonomike dhe demokracisë. Ne besojmë se është demokracia ajo që çon tek një ekonomi më e mirë dhe jo e kundërta. Shqiptarët nuk janë të varfër, por të vjedhur. Shqipëria është vendi i dytë në Evropë për nga pasuria natyrore për frymë, por sistemi politik ka bërë që në qytetin më të varfër të Shqipërisë, të miturit të shfrytëzohen për të mbledhur krom që të pasurohet një prej biznesmenëve më të fuqishëm në vend. Prandaj ne besojmë se përmes tezave të kësaj karte, qytetarët do të fuqizohen për të marrë në dorë fatin e tyre.

Krijimi i kushteve te barabarta per progres ekonomik dhe social

Progresi Ekonomik dhe Shance te barabarta per kedo
Zhvillimi Ekonomik
- Hapja e debatit publik dhe miratimi i nje strategjie kombetare ku do te vendosen kush do te jene shtyllat e zhvillimit te ekonomise shqiptare ne shekullin e XXI. Orientimi i zhvillimit ekonomik ne keto shtylla.
- Maksimizimi i shfrytezimit te ekonomise bujqesore nepermjet mbylljes se ciklit te rrugetimit te produktit bujqesor nga toka ne tryeze.
- Maksimizimi i perfitueshmerise ekonomike qe vjen nga pozicioni gjeografik i vendit dhe vitalizimi i industrise se tranzitit.
- Krijimi i kushteve favorizuese per investime te huaja. Lehtesimi i procedurave aplikuese. Aplikimi i stimujve fiskale dhe proceduriale te dedikuar per ato investime te medha qe punesojne nje numer te madh force punetore.
- Krijimi i shportes se taksave te palevizshme. Taksat kryesore si TVSH, Tatim Fitimi, Renta Minerare, Akciza e Naftes, Duhanit dhe Alkoolit si dhe taksa te tjera te rendesishme te grupohen ne “Shporten e taksave te palevizeshme”, Niveli/perqindja e taksave te shportes miratohet ne parlament me shumice te cilesuar dhe nuk ndryshon per nje periudhe jo me pak se 20 vjet.
- Stimulimi i shperndarjes gjeografike te investimeve ne te gjithe territorin, nepermjet favorizimeve fiskale te ndermarrjeve qe investojne ne qarqet periferike te vendit.
- Ndalimi i vendosjes se pageses per ato asete/sherbime publike qe jane dhene falas nje here.
- Nxitja e pjesemarrjes se emigranteve shqiptare ne ekonomi nepermjet krijimit te titujve te dedikuar financiare me perqindje preferenciale.
- Hapja e tregut te kapitalit per kompanite e medha dhe korporatat me qellim infiltrimin me te shpejte te kapitalit te lire ne ekonomi.
Politika Rregullatore
- Duhet te ndalohet privatizimi i ndermarjeve shteterore kur ato rezultojne me fitim ekonomik.
- Koncesionet, jetegjatesia e te cilave tejkalon mandatin 4 vjeçar te maxhorances qeverisese, duhet te votohen me shumice te cilesuar ne Kuvend ose me referendum.
- Duhet te ndalohet çdo skeme qe e delegon administrimin e institucioneve shteterore, apo dhenien e sherbimeve publike nga shteti tek privati.
- Skemat e bashkepunimit mes Publikut dhe Privatit duhet te zhvillohen vetem per rastet e investimeve qe krijojne sherbime apo produkte te reja, qe nuk kane ekzistuar me pare, dhe ne asnje rast shteti nuk kontribon me para, por vetem ne natyre.
- Forcimi i rolit rregullator dhe kontrollues te BSH mbi bankat e nivelit te dyte me qellim nje politike monetare qe percillet me me shume efektivitet.
- Forcimi i funksionit te Autoritetit te Konkurences nepermjet forcimit te politikes rregullatore antitrust. Kryetari i Autoritetit te Konkurences duhet te zgjidhet nga nje shumice e cilesuar prej 3/5 ne parlament, per te qene i pandikuar nga mazhoranca politike.
Politika Sociale
- Çdo familje shqiptare duhet te perfitoje nje te Ardhur Baze, ne natyre, ne energji elektrike dhe uje i pijshem, si elemente baze te te drejtes se jetes..
- Duhet stimuluar krijimi i skemave sociale qe garanton se shtresat ne nevoje perfitojne nga perdorimi ekonomik i hapesires publike te qyteteve.
- Shteti duhet te lehtesoje nga barra fiskale bizneset e vogla dhe start-ups me qellim lehtesimin e tranzicionit nga papunesia drejt punesimit.
- INSTAT duhet te nxjerre ne menyre periodike Indeksin e Minimumit Jetik, ku percaktohen te ardhurat e nevojshme per te pasur minimumin jetik ne Shqiperi. Ndihma ekonomike per familjet ne nevoje duhet te jete e barabarte me minimumin jetik.
- Shteti duhet te stimuloje krijimin e Ekothurjeve ne sektore te ndryshem si ndertimi i banesave apo bujqesia, duke ofruar lehtesira fiskale dhe subvencione.
Administrimi publik i pasurise natyrore
- Burimet natyrore te Republikes se Shqiperise jane prone e çdo shqiptari dhe duhet te trajtohen si te tilla
- Pasurite natyrore qe jane dhene ne administrim privatit, duhet te rikthehen nen administrim publik, kur konstatohet keqadministrimi i tyre, apo provohet se kontrata konçesionare eshte produkt i vepres penale.
- Duhet krijuar nje fond shteteror prej administrimit te pasurise natyrore, i cili perdoret per investime strategjike ne arsim, shendetesi apo ndihme ekonomike per familjet ne nevoje.

Fuqizimi politik i qytetareve per te garantuar funksionimin e demokracise

Fuqizimi i popullit dhe ushtrimi i sovranitetit ne menyre direkte
- Duhet hartuar nje ligj per referendumet, i cili te garantoje te drejten kushtetuese te popullit per te ushtruar sovranitetin ne menyre direkte.
- Ky ligj duhet te parashikoje llojet e ndryshme te referendumeve, si referendumet lokale dhe kombetare, apo referendumet detyruese dhe keshilluese.
- Duhen hequr te gjitha barrierat aktuale ligjore per referendumet, dhe te garantohet organizimi i tyre njekohesisht me zgjedhjet vendore apo qendrore ne rast se korrespondojne ne kohe me keto zgjedhje.
- Duhen sanksionuar ne Kushtetute çeshtjet e veçanta qe kerkojne domosdoshmerisht te votohen me referendum (si psh planet urbanistike te qytetit).
- Duhet garantuar qendrueshmeria e normave kushtetuese duke parashikuar ne ligjin themeltar se Kushtetuta aprovohet dhe ndryshohet ne asnje forme tjeter perveçse me referendum kombetar.
- Duhet institucionalizuar peticioni zyrtar si nje menyre per te ndikuar ne axhenden e punimeve te parlamentit. (psh Krjimi i nje regjistri online ne faqen e Kuvendit zgjedhesit mund te firmosin peticione online).
- Duhen institucionalizuar asamblete qytetare kombetare dhe vendore, te cilat thirren ne raste krizash politike.
- Duhen krijuar kuota ne Keshillat Bashkiak ku cdo zgjedhes te kete mundesi te marre pjese direkte ne vendimmarrje, pa patur nevoje ta beje kete me ndermjetesimin e perfaqesuesve.
- Publiku ka te drejte te jete plotesisht i informuar per ata qe punojne ne emer te tij si dhe per menyren se si administrata publike perdor pushtetin shteteror. Per kete arsye e gjithe lista e punonjesve te administrates publike (perfshi institucionet shteterore dhe agjensite e paravarura) duhet te behet publike ne internet dhe te jete kurdohere e aksesueshme nga qytetaret. Gjithashtu te gjitha aktet zyrtare duhet te publikohen automatikisht ne faqen zyrtare te institucionit. Perjashtim nga keto kerkesa bejne vetem dokumentet qe klasifikohen si sekret shteteror, apo qe cenojne ligjin per mbrojtjen e te dhenave personale.


Demokratizimi i partive politike
- Partite Politike duhet domosdoshmerisht te menaxhohen ne menyre demokratike, pasi forma e drejtimit te tyre reflekton menyren se si partia qeveris vendin kur vjen ne pushtet.
- Partite duhet te detyrohen te zhvillojne zgjedhje paraprake (primaries) per listat garuese ne zgjedhjet vendore dhe kombetare. Keto zgjedhje duhet te administrohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
- Nuk mund te pengohet ne menyre direkte apo te terthorte asnje qytetar qe kerkon te jete pjese e nje partie politike. Lista e anetareve te çdo partie eshte kurdohere publike ne faqen zyrtare te partise, dhe nje kopje e perditesuar dorezohet ne KQZ gjashte muaj perpara dites se zgjedhjeve.
- Partite qe nuk dorezojne listen e anetareve, si dhe rezultatet e votimeve te brendshme per listen e kandidateve garues ne zgjedhje, nuk duhet te lejohen nga KQZ per tu regjistruar ne zgjedhje.
- E drejta e kryetarit te partise per tu zgjedhur disa here duhet te kufizohet, duke penguar krijimin e liderave autoritar brenda partive.
Garantimi i zgjedhjeve te lira dhe te ndershme
- Kodi Zgjedhor duhet te hartohet me asamble popullore dhe te miratohet me referendum kombetar
- Modeli me i pershtatshem per te mbrojtur zgjedhjet nga manipulimi dhe deformimi i vullnetit te zgjedhesve do te ishte sistemi zgjedhor proporcional kombetar me lista te hapura.
- Duhet te krijohen kushte te drejta dhe te barabarta per garim ne zgjedhje te individeve te pavarur dhe grupimeve qytetare jashte partive politike.
- Duhen krijuar kushtet per te mundesuar votimin e shqiptareve kudo qe jane, brenda apo jashte Shqiperise. Disa masa mund te jene votimi elektronik apo votimi permes postes.
- Cdo person i perfshire ne trupat e administrimit te zgjedhjeve duhet te perjashtohet per kater vite nga e drejta per te punuar ne administraten publike
- Duhet krijuar nje afat i mbrojtur prej dy vitesh (nje vit para dhe nje pas zgjedhjeve) ku nuk mund te behen emerime dhe shkarkime ne administraten publike ne masen me shume se 2% e te gjithe punonjesve te institucionit.
- Cdo detyrim financiar qe vjen si pasoje e vendimeve te gjykates per rastet e personave te shkarkuar brenda afatit te mbrojtur duhet te paguhet nga drejtuesi i institucionit.
- Gjithashtu ne rast se permes vendimeve gjyqesore konfirmohet se te pakten 10 perqind e punonjesve te shkarkuar padrejtesisht, drejtuesi i institucionit ne kohen kur keto shkarkime kane ndodhur duhet te ndiqet penalisht per shperdorim detyre.
- Duhet rivendosur me ligj kufizimi per kuotat e pronesise mbi mediat audiovizive, duke luftuar monopolet dhe duke garantuar pavaresine e medias.
- Duhet vendosur nje tavan per shpenzimet ne fushaten elektorale.
- Buxheti i shtetit per zgjedhjet duhet te shperndahet permes kuponave te demokracise.
- Duhet bere dekriminalizimi i parave zgjedhore. Çdo perfaqesues i zgjedhur, ne pushtetin vendor apo qendror, qe vertetohet me vendim gjykate se ka perfituar financiarisht nga burime te paligjshme, apo nga financime qe jane produkt i vepres penale humbet automatikisht mandatin e fituar.

Reformimi i shtetit per te garantuar sovranitetin e popullit

Rikthimi ne traditen e Jurise ne sistemin gjyqesor
- Duhet te krijohet institucioni i Jurise, te perbere nga qytetaret e zakonshem, qe do te funksionoje prane Gjykates se Posaçshme Kunder Korrupsionit .
- Te gjitha ceshtjet qe lidhen me zyrtare te korruptuar, perfshi edhe anetare te trupes gjyqesore, duhet te vendoset prej jurise.
- Ceshtjet penale me objekt padie kontaminimin e ujit, tokes, ajrit apo ushqimeve duhet te gjykohet prej jurise.
- Me pasurine e konfiskuar prej masave te marra si pasoje e Reformes ne Drejtesi duhet te krijohet nje fond edukimi qe shperndahet ne formen e bursave per shkollimin e femijeve qe vijne nga shtresat ne nevoje.
- Duhet te fuqizohet institucioni i te demtuarit akuzues, duke garantuar qe qytetarit te demtuar t’i ofrohet e gjithe mbeshtetja e nevojshme per te ngritur padi ne ceshtje penale
- Ne sistemin gjyqesor duhet te aplikohet transparence maksimale. Te gjitha seancat gjyqesore te cilat ligjerisht zhvillohen me dyer te hapura duhet te transmetohen live ne internet.
Decentralizimi i pushtetit dhe fuqizimi i mekanizmave te balances dhe kontrollit kushtetues.
Presidenti duhet te zgjidhet nga populli me sistem maxhoritar, me vote suplementare. Ai duhet te kete ne varesi dhe pergjegjesi te tij:
- Autoritetin e Konkurences
- Kontrollin e Larte te Shtetit
- Inspektoriatin e Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive dhe Konfliktit te Interesit
- Avokatin e Popullit
- Komisionerin per te Drejten e Informimit dhe Mbrojtjen e te dhenave personale
- Komisionerin per Mbrojtjen nga Diskriminimi
- Sherbimin Informativ Shteteror
- Mandati i Presidentit duhet zgjatur, ne menyre qe te mos korrespondoje me mandatin e parlamentit dhe qeverise.
- Mandati parlamentar duhet te jete subjekt i kontrollit demokratik edhe ne periudhen midis dy zgjedhjeve. Per kete arsye duhet te institucionalizohet mocioni i mosbesimit ndaj qeverise iniciuar nga vete zgjedhesit.
- Kompetencat e Presidentit per rikthimin e ligjeve dhe dekretimin e qeverise duhet te forcohen ne Kushtetute, duke garantuar krijimin e nje mjeti kontrolli mbi vendimmarrjen e maxhorances parlamentare. (Psh ligjet qe rikthehen nga Presidenti nuk mund te votohen pa kaluar nje periudhe gjashte mujore ri-konsultimi me grupet e interesit).
- Pushteti vendor duhet te fuqizohet nga pikepamja financiare, duke marre me teper kompetence mbi administrimin e taksave vendore

Riorganizimi shoqeror: promovimi i solidaritetit social mes shqiptareve

Promovimi i solidaritetit kombetar
- Duhet ndertuar nje platforme online bashkepunimi ku te gjithe shqiptaret e diaspores te kene mundesi te kontribojne ne Shqiperi. Ky bashkepunim mund te konsistoje ne:
- Edukim, ku akademiket shqiptare ne Bote te ndihmojne ne kerkimin shkencor dhe mesimdheninen ne universitetet shqiptare
- Politikberje, ekspertet shqiptare qe punojne per institucionet nderkombetare tu ofrojne konsulence institucioneve shqiptare ne hartimin e politikave publike me te mira dhe me efektive.
- Integrimin Evropian, ku shqiptaret qe kane shtetesi evropiane te lobojne prane institucioneve evropiane, per te perpjeshtuar integrimin e shqiperise ne BE.
- Duhet krijuar nje treg i perbashket me Kosoven, duke stimuluar prodhimin dhe tregtimin e produkteve dhe sherbimeve shqiptare (blej shqip). Kjo mund te fillohet duke hequr barrierat tarifore dhe jo tarifore per produktet qe importohen nga Kosova.
- Pikat e kontrollit doganor te Shqiperise dhe Kosoves duhet te unifikohen. Duhen hequr pikat kufitare mes dy vendeve duke mundesuar levizjen e lire te njerezve dhe te mallrave.
- Duhet ndertuar me bashkefinancim linja hekurudhore Gjirokaster – Mitrovice.
- Duhen harmonizuar sistemet arsimore duke mundesuar njehesimin automatik te diplomave te marra ne te dy vendet.