Kandidati nr 8, Qarku Tirane
Ne zgjedhjet e 25 Prillit 2021, une kam hedhur kandidaturen per deputet. Shume nga ju me njihni dhe e njihni gjithashtu neverine time per politiken aktuale ne vendin tim. U kam folur per indinjaten time ndaj klases politike qe na "sundon" prej 30 vitesh. Jam ai qe nuk jam bashkuar asnjehere me nje parti si militant, aq me pak te dua te perfshihem ne strukturen e tyre. Si shume te rinj te tjere edhe mua me ka lindur deshira te largohem nga ky vend, per shkak te ndienjes se pashpresmerise. Sot kam nje alternative. Sot kemi nje alternative. Nje nisme qytetare me ne zemer vullnetin e mire per brezat pas nesh. Vullnetin e mire qe edhe Shqiperia te renditet krah shteteve te tjera Europiane per nga modeli i jeteses. Kemi nderruar "shoferin" kushedi sa here. I kemi provuar te gjithe, pa perjashtim. Jo, nuk na e ka fajin vetem shoferi. Eshte makina e gjitha qe ka nevoje per nje "mekanik" te mire. Prandaj veglat ne duar dhe oburra. Bashkohuni me ne, qe te kemi nje te ardhme.