Kandidati nr 13, Qarku Fier
Po kandidoj për deputet në zgjedhjet e datës 25 prill, 2021, me siglën e Nisma Thurje. Unë jam Mustafa Godina, 54 vjec, i martuar e baba i dy femijëve. Kam mbaruar studimet e larta për agronomi në Universitetin Fan Noli, Korçë, në vitin 1990. Për tre dekada kam punuar në fushën e bujqësisë dhe vreshtarisë në Shqipëri dhe Itali. Angazhimi im me Nismën Thurje është konkretizimi i dëshirës për të ndihmuar me përvojën, dijet dhe energjitë e mija një brez të ri politikanësh, të cilët duan të sjellin risi në politik-bërje. Unë, si Mustafa, nuk ndihem i përfaqësuar nga kjo klasë politike, e cila për 30 vite ka dështuar të përmirësojë standartin e jetës së qytetarëve duke na lënë ende larg Europës. Për rrjedhojë, rinia e ka braktisur vendin dhe kërkon një jetë më të mirë, diku larg. Prandaj, rikthimi i shpresës në këtë vend është e vetmja mënyre për të ndihmuar gjeneratat e reja, të gjejnë veten e tyre mes prindërve, komunitetit dhe banorëve të Shqipërisë. Arma e vetme që kemi është vota e njerëzve të lirë. Qytetarët duhet të shikojnë përtej siglave të partive tradicionale dhe të vlerësojnë cilësitë e kandidatit: intergritetin moral, profesional dhe patriotizmin. Më 25 prill, jepi fund tranzicionit duke votuar me mëndje e zemër. Dil! dhe voto.