Kandidati nr 26, Qarku Tirane
Përshëndetje miq!
Po ju informoj që jam kandidate për deputete me logon e Nisma Thurje, numër 26.
Vendosa se, si qytetare shqiptare është përgjegjësia ime për përpjekje të mëtejshme në mënyrë që të ndryshojmë këtë frymë që ka 30 vite që na shoqëron dhe të çojmë vendin drejt demokratizimit të vërtetē për të siguruar kështu një të ardhme më të denjë dhe të sigurt për ne dhe brezin e ardhshëm. Si profesioniste do të ndikoj nëpërmjet politikës në përmirësimit e Edukimit, në përfaqësimin sa më të denjë dhe të drejtë të shtresave në nevojë apo fëmijëve me nevoja të veçanta për të krijuar politika në dobi të tyre. Shqipëria meriton të përfaqësohet nga njerëz me vlera morale, të ndershëm, me integritet ku qëllimi i vetëm që kanë është të çojnë Shqipërinë e bukur plot me pasuri natyrore përpara!
Ne, të rinjtë dhe të rejat e @NismaThurje pērbëjmë këtë pjesë të shoqërisë dhe do të jemi zëri i të gjithë shqiptarëve në parlament!