Kandidatët Tanë


Shpesh herë organizohemi me guidat turistike në takime për të motivuar dhe projektuar të ardhmen në turizëm. Nëse në takimet e para post Covid ishim 50+, tashmë mblidhemi 4-5 vetë. Pse nr ka rënë? 90 % e guidave tashmë ka ndrruar profesion. Arsya; në 1 vit e 1 muaj pa turizem , guidat kanë marre 0 mbështetje. Unë jam Erjan Guxha ,31 vjeç banues në Tiranë. Pasi mbarova studimet për përkthim ,puna e vetme që mu ofrua ishte barist, më pas guidë turistike për 6 vite. Gjate ketyre viteve kam patur fatin te udhëtoj nëper Shqipëri dhe jashtë saj dhe kam vënë re sesi trashëgimia kultutore dhe Natyra jashtë shfrytezohet dhe ruhet pa e cënuar atë. Kam shembuj plot por meqë jam kandidat në qarkun e Kukësit po ju them punen e bërë per ate Qark. Mendimi parë që ju vjen në mendje është, Turizem në Kukës ,po tallet ky? Po po, Kuksi ka shumë te ofrojë. Ne nuk kemi një piste skish te standarteve te duhura dhe Fshati Shishtavec e ka gati ate, me vetëm pak investim në infrastrukture. Flija Kuksiane është nga më të shijshmet dhe po zhduket, pse mos krijohet "Festa e Flisë"? Tunelet nëntoksore të Kuksit janë madhështorë, pse mos kthehet në Muze? Pse mungon një info-Point? Nëse Kuksi do I ketë funksionale këto to,do ketë mijra turistë cdo vit, dhe ëndrra e cdo Kuksiani te ri do jete investimi dhe jo largimi . Problemin e Kuksit e kanë shumë qytete, Dhe "Strategët " e Ministrise Turizmit nuk po bejne asgje me shume vecse po e zhdukin cdo tradite e kulture të vendor tonë. Në krye të saj duhen njerëz që kanë një vizion bashkëkohor ne promovimin e vlerave dhe investimin në sektore të caktuar ,pa shpenzuar por duke u impenjuar. Uroj qe më 25 prill te zgjidhen njerëz qe punojnë për Shqipërinë. Populli nuk ka as nerva as kohë te presi.