Kandidati nr 1, Qarku Fier
Fieri nuk është bastion i kuq apo blu, Fieri është një bastion i papërfaqësuar!
Sfida ime më e madhe është sfida me partitokracinë, stabilokracinë dhe oligarkianë pasi unë e shoh suksesin e një shoqërie tek vlera e lirisë, demokracisë dhe mundësisë së individit për të qënë i lumtur dhe për të punuar dhe jetuar me dinjitet.
Unë jam Andi Demo, 34 vjeç, kryesues i listës për deputet në zgjedhjet parlamentare të datës 25 prill në qarkun e Fierit, nën logon e Nismës #Thurje.
Angazhimi im me kolegët e Nismës #Thurje ka nisur në vitin 2019, si mbështetës i kauzës për ndryshimin e sistemit zgjedhor në sistem proporcional kombëtar me lista të hapura. Ky propozim mori firmën e 50.000 qytetarëve dhe mbështetjen e qindra mijërave në turin kombëtar, vetëm për tu bllokuar nga partitë politike, të cilat i frikësohen demokratizimit të vendimmarrjes.
Mungesa e transparencës dhe e meritokracisë brenda partive tradicionale nuk e ka lejuar profesionistin e lirë të kandidojë me idetë e tij, duke dëmtuar cilësinë e ofetës programore dhe mundësinë e votuesit për të zgjedhur.
Në vitin 2009 kam përfunduar studimet Bachelor në degën Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Temple (USA), në kampusin e Tokios, me rezultate të larta. Në periudhën 2013-2014 kam fituar bursën e qeverisë japoneze MEXT, me statusin e kërkuesit shkencor në Universitetin Waseda, Shkolla e Studimeve të Avancuara të Rajonit Azi-Paqesorë në Tokio, Japoni.
Në vitin 2016 përfundova programin 2-vjecar të Masterit në Politika Publike nga Universiteti i Tokios. Gjatë viteve 2017-2019 kam studiuar gjuhën gjermane në institutin e gjuhës, VHS në Monchengladbach, Gjermani. Njëkohësisht kam patur fuksionin e Sekretarit të ambasadës së Shqipërisë në Japoni, gjatë viteve 2010-2016 si dhe kam punuar si konsulent me kohë të pjesshme në fushën e edukimit. Gjatë qëndrimit në Gjermani jam angazhuar si pedagogë social me projektin OnTOP2.
Jam bashkuar Nismës Thurje, për të përpaqësuar në parlament zërin e banorëve të Fierit, Lushnjes, Divjakës, Patosit, Mallakastrës dhe Roskovecit, të cilët nuk ndihen të përfaqësuar nga kjo klasë politike që ka vrarë besimin e shqipëtarëve.
Unë besoj në platformën legjislative të Kartës 2020 dhe tek fuqia e bashkimit të mijërave profesionistëvë të rinj, që duan të bëhen tejçues të ndryshimit të vërtetë, sipas modelit evropian. Mbi të gjitha, besoj tek integritetit, morali dhe vullneti i tyre për të përmirësuar jetën e njerëzve.
Si mund te sjellim ndryshimin?
- Nëpërmjet 33 projektligjeve që kemi hartuar dhe do të promovojme në sallën e Kuvendit, për të ofruar zgjidhje të reja për probleme të vjetra.
Unë do të jetojë në Shqipëri dhe të rrisë djemtë e mi në një vend normal, të bekuar me bukuri dhe pasuri natyrore e njerëzore. Energjitë, pasioni, përvoja profesionale dhe dijet akademike do të jenë në shërbim të ndryshimit dhe përfaqësimit më të drejtë të vullnetit të njerëzve të lirë.
Me votën tënde, jepi fund tranzicionit: Dil! Dil! DIL dhe voto! ANDI DEMO