Kandidati nr 5, Qarku Tirane
"Dua që një ditë pesha e punës dhe të përkushtimit të jenë të parat që vlerësohen tek njeriu, pa qënë e
rëndësishme nga vjen, kush është apo kë përfaqëson"
Mbaj mend qe isha nje djale me nje mesatare te shkolles se mesme si vete fjala, mesatare. Tmerresisht i
demotivuar dhe dekurajuar nga sistemi i mungeses se meritokracise qe po zhvillohej cdo dite e me shume.
Gjendesha para dilemave "a ja vlen te studiojme ne nje sistem ku nuk vleresohet perkushtimi?"
Isha me fat, qe nje dite jeta ime mori nje kthese te paparashikuar. Miqte e mi te ngushte me kerkuan t'iu
bashkohesha per studime ne Poloni. Ishte marrezi, pa folur as gjuhen Polake, ndermorem rrugen dhe misionin qe
me ne fund ti perkushtoheshim akademise ashtu si duhet. Per te arritur suksesin sado qe rendom e kishim pare te
arrihej pa perkushtimin dhe meriten qe duhej.
Vendosa te behesha inxhinier minierash. Shume pyesin pse, pergjigja ime vjen nga nje moment shume i
rendesishem i jetes time, ku mesuesi im me tha "A e dini qe dhe ai smartphoni qe keni ne duar nukdo te ekzistonte
pa pasur miniera? Ah sikur te gjithe te vleresonin profesione te ketilla." Aty vendosa te jem dhe une pjese e kesaj
bote. Kuptova qe me ne fund ekziston mundesia qe ne kete bote te aplikohet meritokracia, mesoa qe autoritet
fitohet dhe nuk imponohet. Ne Poloni, arrita te mesoj gjuhen vitin e pare e te diplomohem brenda 5 viteve
me rezultatet me te larta, duke aplikuar dhe fituar edhe nje patente per nje makanizem qe krijova gjate studimeve. Ai
studenti mesatar i te mesmes, ne ambjentin e duhur akademik dhe meritokratik, arriti te lulezonte. Ne ate
moment ndodh nje nga dy gjera, ose vendos qe Shqiperia nuk behet, duke i kthyer kurrizin vendit tend, ose e
kupton qe cdo lloj luleje mund te lulezoje po te krijosh ambjentin e duhur. Ne ate moment, vendosa qe kjo gje
ishte e mundur edhe per Shqiperine, qe thjesht po kalojme nje periudhe te zeze dhe nuk jemi vend i zi. Mbi te
gjitha, dua qe mirenjohjen qe kam per miqte, mesuesit, dhe familjen time ne Shqiperi t'ja u shperblej duke u
munduar te bej dicka per Shqiperine; duke e kthyer edhe ate ne nje vend ku specialistet, te aftet, ata qe
sakrifikojne dhe mesojne e punojne, jane te shperblyer per punen dhe pasionin e tyre.
Per kete arsye iu bashkova Nismes Thurje, aty gjeta me ne fund njerez te moralshem, etik dhe me integritet te
pathyeshem. Njerez me histori te ndryshme, por te bashkuar per kete idealin e mesiperm.
Dua qe nje dite, te gjithe te mund te thone jo kur dicka eshte gabim, dhe specialisti te vleresohet, e jo te drejtohet
e komandohet.