Kandidati nr 4, Qarku Shkoder
Ëndrra ime është që kur të plakem dhe
të shikoj mbrapa të ndihem i përmbushur me jeten që kam jetuar.
Që të ndihem i
përmbushur në jetë kam
nevojë për 3 gjëra: Të bëhem i aftë në
profesionin që ushtroj, të bëj krenar
prindërit e mi që më rritën me shumë
sakrifica, si dhe të kontriboj për qytetin
tim që më dha kaq shumë dashuri gjatë
gjithë këtyre viteve. Përsa i përket 2
dëshirave të para besoj se i kam
realizuar deri tani ndërsa për dëshirën e
trete jam akoma në hapat e
parë.Gjithmonë e kam ndjerë brenda
meje që kam shume për të dhënë për
këtë qytet dhe njerëzit e mirë dhe te
dashur që jetojnë në të.
Dëshira për tu marrë me politikë mu rrit edhe më shumë kur vazhdova studimet në degën
Financë Publike në Ankara (Turqi). Përvec dijeve shkollore gjatë kohës së universitetit u
edukova edhe me dije fetare që më bënë ta shikoja kontributin ndaj të tjerëve si dicka edhe me te
shenjtë.
Pas suksesit akademik që arrita ne Ankara dhe kërkesave të shumta që të qëndroja si pjesë e
stafit akademik të universtitetit unë u ktheva ne atdheun tim me mall dhe me ambicie të
shumta. Isha i bindur që zotëroja energjinë, edukimin dhe principet e duhura për të bërë mirë
në vendin tim. Fatkeqësisht realiteti në Shqipëri ishte i ndryshëm nga ajo që unë prisja.
Principet dhe etika mbi të cilat unë kisha formuar identitetin tim binin ndesh me sistemin e
korruptuar qe ishte formuar ne Shqipëri. Këtu mora disfaten e parë përballe këtij sistemi ku
pranova që të mos ta luftoj sistemin por edhe të mos bëhem pjesë e tij duke zgjedhur një punë
në sektorin privat. Une humba betejën ngaqë nuk kisha armet e duhura për të luftuar, por nuk
humba luftën. Gjatë një periudhe 3 vjecare vëzhgova më në afërsi realitetin dhe gjatë gjithë
kohës isha në kërkim të armëve të duhura, derisa më në fund zbulova "Nismën", një artileri
e rëndë e pozicionuar në mënyre të përsosur përball këtij përbindëshi. Të Nisma gjeta njerëzit,
principet, idetë dhe dëshirën për të bërë mirë që kërkoja prej kohësh. Ashtu sic e ka emrin, ky
bashkim do te jetë nisja e një epoke të re e të ndritur për Shqipërinë.