Kandidatët Tanë


Vendosa të nis një rrugëtim që bazën e tij ka moralin e jo interesin.
Vendosa të nis një rrugëtim që vlerëson arsyen logjike përpara arsyes politike.
Vendosa të nis një rrugëtim, ku duhet të bashkëpunosh e jo vetëm të udhëheqësh. Vendosa të nis një
rrugëtim, ku kontributi që jep është më i madh se përfitimi që merr.
Vendosa të nis një rrugëtim me bazë faktet e jo propagandën.
Vendosa të bëhem pjesë e një të mire në vend, se sa të jem pjesë e së keqes më të vogël. Vendosa të
jem një thurës e jo një riciklues.
Ndaj DIL.
DIL e voto kundër të vjetrës.
DIL dhe guxo të tregosh se as shitesh e as blihesh.
#BASHKË mund të sigurojmë që loja e klasës së vjetër politike të prishet nga vendimarrja jonë.
Shpresoj që Zoti të na japë sinqeritet dhe vazhdimësi në këtë rrugëtim të ri, që të gjithë së bashku të
punojmë sot për të krijuar të nesërmen e vendit tonë.
#NismaThurjeShkoder