Kandidatët Tanë


Miq, sot kandidoj me Nismen Thurje ne qarkun Shkoder.
E di qe s'jua mbush syrin, Timi ai qe gjithmone qesh e luan. Kete here e kam seriozisht.
Pak kush e di qe jam patriot dhe dua ta shoh Shqiperine si zonje te rânde, mbi gjitha te tjerat.
E dua kete vend me zemer.
Jam angazhuar politikisht, e si une jane edhe shume te tjere te paperfshire me perpara ne politike.
Jemi djem e vajza, te rinj qe po luftojme per te ardhmen tone e tuajen.
Mos na zhgenjeni se eshte gjynah e krimi me i madh qe mund te beni.
Kjo eshte ajo qe keni kerkuar tash sa kohe e me ne fund kemi marre kurajon per t’i dale perballe se
keqes.
Do ju flas troç, kete radhe keni ne dore historine e Shqiperise.
Doja te shkruaja nje prezantim timin formal, por e kuptova qe do ju tingellonte si prezantimi i shume te
tjereve.
Ç’rendesi ka se u diplomova ne Varshave, kur shoh njerezit me te rendesishem te ketij vendi(si
deputetet p.sh), qe s’dijne te lidhin dy fjale e perfaqesojne injorance.
Miq, kam shume kohe qe me mban shpirti mllef e inat, jam i sigurt qe edhe ju po ashtu.
Nuk po na ben me pershtypje asnje skandal qe ndodh ne politiken tone mjerane.
Elita politike eshte kthyer sikur zotat e Greqise se Lashte qe adhuroheshin verberisht.
Servilizmi ka arritur kulmin.
Akoma nuk po dijne te ngopen duke na pire gjakun?! E ne? Ne prape shohim interesin tone personal, ne vend qe te synojme per te miren e perbashket.
Si nuk e kuptojme qe n.q.s kemi nje shtet te drejte e funksional, te gjithe perfitojme ekonomikisht dhe
ne te gjitha aspektet.
Sa e lehte do ishte per mua te largohesha e te jetoja diku tjeter. Por, une besoj se ky vend mund te behet.
Behet, nese i ndeshkojme te gjithe ata qe guxuan te prekin dinjitetin tone te lene rrugash.
Behet, n.q.s ti ke guxim.
Guxo e dil.
Dil e trego qe as nuk shitesh, as nuk blihesh.
#BASHKOHU