Kandidati nr 3, Qarku Shkoder
Gjithmonë politikën e kam parë si një aspekt që nuk më përket, ndërsa njerëzit që merren me politikë si
persona të paarritshëm dhe shumë të aftë "për të mashtruar" bukur!
Fatkeqësisht nuk ka qenë një mendim i trashëguar, as subjektiv, por një mendim i formuar gradualisht
me rritjen time. Asnjëherë nuk jam ndjerë e motivuar nga ndonjë lider politik, as nuk më kanë përcjellë
ndonjë nocion që e duan Shqipërinë më shumë se veten!
Nuk e kuptoja kurrë pse njerëzit ishin brumosur me ngjyra dhe flamuj partiakë kur ne si shtet kemi një
flamur dhe një dëshirë të përbashkët!
Nuk kuptoja pse partia dhe lideri shikohen si Zota në Tokë dhe adhurohen?
Të gjithë bashkë mund të dëshmojmë që e duam këtë vend në tërësi dhe jo veç majtas apo djathtas.
Aktualisht jetojmë në një ndër tokat me më shumë resurse në Evropë, në një vend me vlera e tradita të
konsoliduara dhe të veçanta, por me punë të ndershme zor se jetohet.
Deri kur?
Deri kur do vazhdojmë të presim? Deri kur do vazhdojmë të harxhojmë miliona për shkollim dhe në fund prapë të papunë?
Deri kur do shikosh se si vendet e mira të punës mbushen me njerëz pa meritokraci?
Deri kur do vazhdojmë të bëjmë hapa prapa në jetë prej ekonomisë që veçse na fundos?
Deri kur do të rrijmë e shpresojmë se "Ma mirë do të bahet"?
Deri kur do ta mendojmë jetën e ëndrrave jashtë Shqipërisë?
Unë dhe shumë të rinj që kemi mbetur akoma pa marrë rrugët e botës, unë dhe shumë të rinj që e duam
Shkodrën e Shqipërinë duhet të jemi ato që do bëjmë ndryshimin në këtë vend, për të ardhmen
e ndritur të fëmijëve dhe pleqërinë e mbarë të prindërve e gjyshërve.
Me Nismën Thurje më bashkon dëshira e djemve dhe vajzave, që ashtu si unë kanë investuar për
shkollim dhe ndihemi të pashpresë.
Më bashkon dashuria për qytetin, besimi në parime dhe në moral, fryma e bashkëpunimit dhe
demokracisë pjesëmarrëse që synojmë të arrijmë.
Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur. Nuk jemi të paditur, por viktima të një regjimi 30 vjeçar.
Si mund të na mbështesni?!
Me anë të votës suaj, me 25 prill.
Vërtet mund të jemi pak, por koha do e tregojë që për Shqipërinë dhe mbizotërimin e vlerave morale,
do bëhemi shumë për të ecur përpara.
Është e vështirë të gjesh fjalët për t'ju drejtuar një mase të madhe në këto raste, por uroj ta kem
përmbledhur atë që unë ndjej si qytetare e Shkodrës dhe si mike e juaja.
Me pranverën lind edhe shpresa!
#VOTO7