Kandidati nr 3, Qarku Lezhe
Të gjitë politikanët mendojnë për zgjedhjet e përfitimet personale, ne të Nisma Thurje mendojmë për
brezat e ardhshëm.
Quhem Sidorela Ahmeti, jam 22 vjece dhe aktualisht jam studente Master Shkencor, Fakulteti Juridik.
Në zgjedhjet e 25 Prillit kam vendosur të kandidoj nën siglën e Nisma Thurje për qarkun Lezhë. Kam
lindur dhe jam rritur në Kurbin, jam lindur e rritur me problematikat që qyteti I Laçit dhe rrethinat e tij
kanë pasur gjithmonë.
Shumë mund ta mendojnë politikën si njëhap të sigurtë për tu rritur në karrierë por unë e shoh si një
përgjegjësi, për të përmbushur detyrat për të cilat na është besuar vota. Bashkë me moshatarët e mi
jetoj cdo ditë në mes të pakënaqësive se qyteti që jetojmë nuk na ofron asgjë përvecse largimin.
Është momenti që ne ti japim angazhimin tonë këtij qyteti, kurbinasve. Lista e pakënaqësive,që më janë
akumuluar gjatë të gjitha qeverisjeve, është shumë e gjatë. Ju si votues mund të keni një listë
pakënaqesishë edhe më të gjatë, por dua tju ftoj të shihni ndryshimin dhe të gjithë bashkë të sjellim një
një frymë të re. E reja në këtë rast jemi ne, është Nisma Thurje.
Politikanët premtojnë ura dhe atje ku lumë nuk ka, ndaj unë nuk kam premtime kam vetëm angazhimin.
Dua tju siguroj që në të ardhmn të gjithë bashkë do të shohim ndryshimin e shumëpritur. Të ardhmen
e ndërtojnë njerëzit më mëndësi të re politike.
Me hapa të vegjël por të sigurtë do të vijë ndryshimi i madh që të gjithë po presim. Një i vetëm nuk
mundet, të gjithë bashkë PO, sepse të qeverisësh nuk do të thotë të vendosësh vetë, por të dëgjish zërin
e popullit.
Ndaj më besoni mua votën tuaj, Votoni Numrin 7, për të nisur ndryshimin real në qytetin tonë dhe kur të
ktheni kokën pas, të kuptoni që keni bërë zgjedhjen e duhur.
Ndryshimi fillon nga ti! DIL! Përfaqeso veten!
VOTO NUMRI 7
VOTO SIDORELA AHMETI