Kandidatët Tanë


Çfarë projektesh apo sektorësh mendoni se duhen mbështetur/lobuar në Qarkun Lezhë, me prioritet, që do jepnin impakt afatgjatë në ekonominë rajonale, punësim, rritje të pagave, dhënien e prespektivës rinisë që të mos marrë rrugët e pse jo të kthehen dhe investojnë në vendlindje ato tashmë të larguar? Çfarë prisni të bëjnë përfaqsuesit që do zgjidhni në të mirë të Rajonit?
1)Turizëm.
Zona ka potencial për turizëm detar, malor, historik, kulturor dhe kulinar(falë punës së madhe të bërë nga disa restorante në zonë që kanë kthyer në destinacion jo vetëm kombëtar Rajonin).
a-Ndërtimi i një porti të vogël jahtesh në Shëngjin. b- Ndërtimi i komplekseve të mirë studiuara turistike në pjesen e mbetur të pabetonizuar të bregdetit, destinuar për turizëm elitar, të programuara të zgjerojnë sezonin turistik mbi 6 muaj /vit. c-Ndërhyrja në gjithë strukturat arkeologjike që rrezikojnë dëmtimin. d-Trajnimi i moshave të reja mbi idetë sipërmarrëse apo për nevojat për burime njerzore që ka sektori. e-Ndërthurja më potencialet e bujqësisë dhe blegtorisë për të plotësuar nevojat e këtij sektori,sa më shumë të jetë e mundur me prodhim vendas.
2)Bujqësi & Blegtori.
-Ndërtimi i një strategjie Rajonale në ECB bashkpunim me ekspertë të fushës, bazuar në potencialet e zonës që lidh hallkat e zingjirit ushqimor, nga blerja e fidanëve, farëra dhe plehra të çertifikuara, rindërtimi apo fuqizimi i laboratorëve Rajonale( Veriun i Shqipërisë)apo institute kërkimore në bashkpunim me shkollën e mesme në Rajonin e Shkodrës dhe Universitetin e Kamzës,stimulimi i pikave të grumbullimit e përpunimit.
-Promovimi dhe mbrojtja e prodhimit vendas. Nxitja e qeverisë qendrore që të vendosë barriera doganore për ato produkte që vendasit i prodhojnë vetë, deri në nivelin që këto mbulojnë nevojat e vendit.(p.sh.gjeli i detit, mishi i te imtave, shpendëve apo gjedhit, bylmeti).
3)Minierat.
- Rikthimi në funksion i uzinës së Rubikut me aksioner me mbi 51% shtetin ku bashkia Rrëshen të ketë një pjesë të aksioneve.
-Vënja e kufizimeve me ligj ku llogaridhënja dhe kontrolli e subjekteve që menaxhojnë minierat lidhur me elementë si ndotja, punësimi i banorëve të zonës dhe një pjesë në rritje e të ardhurave ti kalojnë bashkisë në territorin e të cilës ndodhet miniera.
-Lidhja e kontratave të reja vetëm pas një transparence dhe konsultimi publik ku bashkia do ketë zërin e saj në vendimarrje lidhur me pikat më sipër.
4)Prodhimi i energjisë së rinovueshme.
Rajoni ka potencial për shfrytëzimin energjisë së erës,ujit dhe energjisë diellore.Mendoj se duhet nxitur një studim Rajonal për të analizuar këto potenciale dhe nxitur shfrytëzimin e tyre.
Me këtë përshkrim, në radhë të parë Ju drejtohem të gjithë përfaqsuesve që votuesit do Ju besojnë shkuarjen në parlament, pavarësisht përkatësisë politike, të lobojnë për projekte që kanë impakt afatgjatë në ekonominë e Qarkut Lezhë!
Në radhë të dytë votuesve që patën durimin të lexojnë këto rrjeshta deri në fund. Kur vlerësoni përsonat që Ju kërkojnë votën, para se të vendosni, mendoni se çfarë të mire do i sjellë gjithë zonës që nga kjo e mirë të përfitojnë sa më shumë njerëz.
Premtimi personal për një vend pune në shtet, një tender, një thes miell, x lekë, apo thjesht se të kam mik nuk sjell rritje ekonomike e të mirqënjes dhe rrjedhimisht rrezikon edhe ato x përfitime që more apo premtuar pasi në një ekononi të shkatërruar heret a vonë shkatërrohen të gjithë! DORIAN PALI