Kandidatët Tanë


Përshëdetje,
Quhem Klaudia Curaj dhe jam një nga kandidatet e diasporës të Nismes Thurje, në qarkun e Korçës.
Jetoj dhe punoj në Milano.
Unë mendoj që gjërat ndryshojnë, kur secili nga ne jep kontributin e tij.
Të merresh me politikë për mua do të thotë të jesh në shërbim të qytetarve, ti degjosh e ti përfaqësosh sa më mirë ata, të mendosh për të ardhmen e atij vendi, të shmangësh pabarazitë, të plotësosh kërkesat e komunitetit, të krijosh punë për të rinjtë dhe sherbime për më të moshuarit.
Unë besoj fort se çdo grua , e mësuar të përballojë sfida çdo ditë, në familje, në punë, në shoqëri ka kurajo dhe vullnet, ashtu siç rrit me përkushtim fëmijët e saj, të kontribuojë edhe në jetën politike në vend.
Për këtë arsye, ju ftoj ti bashkoheni Nismës Thurje,dhe të na mbështesni që të gjithë bashkë të mundohemi t'u krijojmë fëmijëve tanë një të ardhme më të mirë se ajo qe na është ofruar ne, të jemi një shembull i mirë për ta , t'ju krijojmë mundësinë që të ecin në një rruge më pak të veshtirë se e jona.
Unë do punoj që ti le tim biri nje botë më të mirë e më të drejtë.
FALEMINDERIT!