Kandidati nr 6, Qarku Korce
Të nderuar miq, unë quhem Matilda Bako dhe vij nga qyteti i Korçës.
Në këto zgjedhje parlamentare, kam kënaqësinë dhe përgjegjësinë qytetare të jem pjesë e kandidatëve për deputet të Nismës Thurje për Qarkun e Korçës.
Kam mbaruar studimet Bachelor në vitin 2019, pranë Universitetit të Tiranës me rezultate ekselente për Gjuhësi dhe Letërsi dhe aktualisht po ndjek studimet Master M.A British Studies, pranë Humboldt- Universität zu Berlin, në Gjermani.
Angazhimi im me skuadrën e Nismës Thurje ka nisur disa vite më parë, fillimisht si aktiviste në kuadër të shoqërisë civile dhe mbështetëse e disa kauzave, siç ka qenë në vitin 2019 organizimi i turit kombëtar për firmosjen e peticionit, me qëllim ndryshimin e sistemit zgjedhor në sistem proporcional kombëtar me lista të hapura. Falë gatishmërisë dhe mbështetjes së gjerë qytetare, Nisma arriti të siguronte 50.000 firma të qytetarëve, të cilët dëshmuan vullnetin e plotë demokratik për ndryshim të mënyrës se si është bërë politikë deri më sot në Shqipëri.
Çdo kauzë qytetare e fituar përballë një klase të centralizuar politike që për 30 vite riciklon të njëjtat premtime, por nuk jep alternativa, dëshmon se Shqipërisë i nevojiten zëra të rinj që punojnë e veprojnë me profesionalizëm dhe dinjitet.
Prandaj, unë i jam bashkuar Nismës si shumë qytetarë të tjerë, të thjeshtë, të paimplikuar e profesionistë që me kontributin e tyre kërkojnë të përfaqësohen e të bëhen promotorë të propozimeve, projektligjeve dhe ndryshimeve për një të ardhme më cilësore!
Votoni alternativën e duhur!
Votoni Nisma Thurje, Nr.7!