Kandidatët Tanë


Të nderuar miq, unë jam Dionis Jorgji dhe punoj si infermier në qytetin e Korçës. Iu bashkova Nismës Thurje si një prej kandidatëve për deputet në Qarkun e Korçës, pasi besoj tek programi i Nismës, për shëndetësi dhe arsimim më cilësor, drejtësi dhe meritokraci. Nën moton 'Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur' , mendoj se ndryshimi do të vijë në qoftë se të gjithë ne do mbështesim një alternativë të re që si parim kryesor ka reagimin e drejtë e të pakompromis përballë çdo beteje politike dhe ekonomike. Është koha që të veprojmë, për të ardhmen e brezave të ardhshëm, për t’iu mundësuar atyre një rrugë më pak të vështirë se ajo që politika e vjetër na ofroi neve. Duke sjellë para jush shembullin e ndryshimit, ndershmërisë, njeriut model dhe punëtor, nën logon e Nismës Thurje kërkoj mbështetjen dhe votën tuaj.
VOTO NISMA THURJE! Voto Nr 7!