Kandidati nr 4, Qarku Korce
Të nderuar miq, unë quhem Ervis Lipi dhe jam pjesë e skuadrës së kandidatëve për deputet pranë Nismës Thurje për Qarkun e Korçës.
Shqipëria sot ndodhet në krizë të thellë politike, sociale dhe ekonomike. Ka ardhur momenti të ndryshojmë fatin e vendit tonë, që Zoti e ka krijuar me kaq shumë pasuri natyrore, por problemi është se në të jeton një popull i vjedhur vazhdimisht gjatë 30 viteve të tranzicionit demokratik.
Une e dua vendin tim, prandaj kam vendosur të bëj një hap përpara dhe të mos pajtohem më me skenarin e një politike të ricikluar të partive politike që kanë qenë në pushtet, duke dhënë kontributin tim modest qytetar, fillimisht si mbështetës i Nismës Thurje!
Por, kjo nuk mjafton, prandaj në Zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, në cilësinë e kandidadit për deputet për qarkun e Korçës, ju ftoj të gjithëve të mbështesni skuadrën e Nismës për të çuar në Parlament një zë ndryshe, më të vërtetë e të sinqertë, zërin e qytetarit të thjeshtë që kërkon drejtësinë e munguar, siguri, arsimim më cilësor, shëndetësi, mirëqenie e meritokraci në të gjitha aspektet e jetës.
Vetëm së bashku mund t’ia dalim!
VOTO NISMA THURJE. Voto Nr. 7