Kandidatët Tanë


Përshendetje,jam Erjola Nastu ,me profesion infermjere,marr pjesë në listën e Nisma Thurje të qarkut Korçë.Prej një muaji jam bërë nënë me një vajzë që është gëzim i jetës sime.Tani më shumë se kurrë mendoj për të ardhmen.Mendoj për të ardhmen e vajzës sime.A do rritet ajo e shëndetshme?A do ketë një arsim cilësor?A do rritet sipas shëmbullit të prindërve të vet,njerëz punëtor e të ndershëm apo do marrë shëmbullin e keq të shoqërisë shqiptare ku jepen për të suksesshëm politikanë apo nënpunsit e korruptuar?A do i duhen asaj të emigrojë si shumë të rinj shqiptarë për një jetë më të mirë? A do ketë shanse të njëjta për të,për një shkollë apo punë më të mirë njësoj si fëmijët e politikanëve apo biznesmenëve të lidhur me pushtetin?A do ketë ajo si femër të drejta të barabarta apo do jetojë në paragjykimin cinik e arrogant që femrat sot dëgjojnë nga goja e politikanëve? I mendoj të gjitha këto e ndihem e pasigurt,por kur shoh bijën time që fle qetësisht më jep një forcë të madhe për të dalë e për të kërkuar me zë të lartë një të ardhme më të mirë për të.Më jep forcë për të luftuar një sistem të padrejtë që dogji ëndrrat tona për 30 vite të gjatë e që po mban peng të ardhmen e fëmijëve tanë.E ne mes të këtij pesimizmi të madh social po shoh një dritë në fund të tynelit.Po shoh të rinj të angazhuar me zemër për të ndryshuar këtë sistem,po shoh sesi shpresa për një vënd normal nuk është fikur.Për këte arsye u bashkova me Nismën Thurje,sepse ky bashkim njerzish mund ta ndyshojë rrënjësisht sistemin e të ngjallë shpresën në zemrën e gjithë Shqiptarve.Dhe atëherë kur të gjithë të bëhemi bashkë e të mos mendojmë vetëm për të tashmen por për të ardhmen e fëmijëve tanë do kuptojmë se e ardhmja është në duart tona,dhe ështe një e ardhme më e mirë.E vajza ime do vazhdojë të flejë e qetë sepse të gjithë bashkë do ndërtojme të ardhmen e saj.TË GJITHË BASHKË DO JA DALIM,VOTO Nr7 Nisma #Thurje