Kandidatët Tanë


Unë kam mbaruar studimet bachelor për Shkenca Politike dhe master për Politika dhe Qeverisja në BE. Ligjvënësit të cilët ne i zgjedhim supozohet që të bëjnë ligje të mira për qytetarët e tyre dhe të zhvillojnë vendin e tyre. Në vendin tonë kjo nuk ndodh sepse sistemi është i kapur nga njerëz të korruptuar që nuk i duan të mirën vendit. Kjo ka sjellë një mungesë shprese per te rinjtë dhe te rejat e këtij vendi të mrekullueshëm dhe të bekuar nga Zoti, të cilët duan të largohen në masë nga Shqiperia.
Une jam një nga të rinjtë që jetojnë dhe punojnë me djersën e tyre dhe nuk varen nga partitë politike. Jam një nga të rinjtë që Nuk dua të largohem nga ky vend. E theksoj Nuk dua të largohem, sepse mendoj që ky vend mund të bëhet dhe duhet të kemi shpresë.
Nuk është zgjidhje të largohesh, madje ti thjesht po iu bën një nder atyre politikanëve të korruptuar dhe hajdut sepse po iu zgjat më shumë karrierën e tyre në politikë. Unë e shoh të ardhmen time në vendin tim. Në vendin që të parët tanë kanë luftuar aq shumë dhe kanë derdhur gjak.
Ky vend mund të bëhet nëse nuk mendojmë thjesht të largohemi por të qëndrojmë këtu dhe të luftojmë kundër kësaj klase politike të vjetër dhe të korruptuar.
Si mund ta bëjmë këtë?
Duke dalë masivisht në votime dhe duke vendosur me votën tonë që ti japim fund sundimit 30 vjecar të këtyre pashallarëve që mendojnë se ne jemi shërbëtorët e tyre. Kur në fakt është e kundërta. Duke votuar për njeriun e Ri dhe të drejtë. Të riun e pakorruptuar dhe patriot. Te vendosur dhe largpamës. Një klasë të re politike që nuk mendon për pushtet, por për zhvillim dhe integrim.
Me 25 Prill DIL Voto për të ardhmen dhe mos harro, Nuk Jemi të Varfër Jemi të Vjedhur.
#nukjemitëvarfërjemitëvjedhur
#dilVoto
Nisma #Thurje
Nisma #Thurje Tiranë
Denis dema