Kandidati nr 3, Qarku Tirane
Fëmijët e ministrave, deputetëve marrin sot shërbim në Itali falas ndërsa fëmijët e shqiptarëve dergjen institucioneve!
A keni parë ndonjëherë persona të pafuqishëm që në dyert e ambasadave kërkojnë të kurohen në Itali, studentë që u djegin bursën, punëtorëve që nuk u japin vizën dhe emigrantë shqiptarë të paligjshëm që ende kapërcejnë kangjullat e ambasadave për të marrë shërbim në një shtet tjetër?! Kjo është ajo që shoh unë cdo ditë gjatë punës sime në Bergamo.
Jam Borana Tartari, kam lindur në Tiranë dhe kam jetuar deri në moshën 18 vjecare në kryeqytet. E detyruar për një arsimim më të mirë vendosa të emigrojë drejt Italisë për të kryer studimet e larta. Më pas vazhdova me aktivizmin në qeveritë studentore, në parlamentin rinor e në aktivitete kulturore si pjesë e "Sirea Film" në shtetin italian.
Në rrugë kofidenciale kam arritur të zbulojë sesi shteti italian nuk ofrohet më për ndihmë ndaj shqiptarëve. E dini pse? Sepse qeveria jonë ndër vite ka dërguar për trajtim mjekësor ministra, deputet e familjarë të tyre, kanë cuar për studime fëmijët e shtresave të larta, kanë marrë lejë për qendrim njerëz të lidhur me pushtetin dhe kjo pa asnjë detyrim financiar.
Sot Italia ka vendosur barrierën për këtë besim të thyer duke i lënë ata që kanë nevojë në rrugë, pa një zgjidhje, pasi shteti shqiptar nuk i ndihmon. Sot në Bergamo shtetasit bosnjakë e serbë, fal konventave e marrëveshjeve me shtetin italian, mund të marrin çdo shërbim. E njejta gjë nuk ndodh me fëmijët e shqiptarëve.
E njejta gjë ndodh edhe me fëmijët e harruar në Siri. Të rrethuar nga ushtarë e terroristë, ata fëmijë kanë përjetimin e një drame deri në të pashërueshme sepse shteti shqiptar nuk pati forcën që të delegojë një grup shëndetësor e social në kampet e Sirisë.
Kjo është edhe arsyeja se përse kam vendosur të marrë pjesë në këto zgjedhje parlamentare në Shqipëri. Së bashku me kolegët e Nismës Thurje, së bashku me ju, do të cojmë në Parlament projektligje që garantojnë përgjigjien e shtetit shqiptar për cdo nevojë të shtetasve të tyre. Nënshkrimin e marrëveshjeve me vendet europiane për akses në shërbime, punësim, arsim si dhe pjesëmarrje për cdo kategori që duhet ndihmuar.
25 Prilli nuk është thjesht një datë por shansi i fundit që në Parlament të ketë njerëz që e duan vendin e jo që nga vendin vjedhin e marrin të mira materiale dhe ndërkohë nuk i përgjigjen votuesit të tyre, qytetarëve që kanë jetuar gjithmonë me shpresën se ky vend do të bëhet. Ata e kishin në dorë, nuk e bën. Do bëhet duke futur në Parlament njerëz të rinj e profesionist në fushat e tyre, që ndihmojë shoqërinë.