Kandidatët Tanë


Të dashur qytetarë,
Unë jam Eldis Arapi, 25 vjece, banues në Lushnje. Familja ime ka aktivitet në fushën e serave dhe produkteve bujqësore. Përvec sipërmarrjes, pasioni im i vërtetë është kulinaria.
Në zgjedhjet parlamentare të datës 25 prill, 2021 do të jem kandidat për deputet në qarkun Fier.
Kjo frymë e re politike do të sjellë ndryshim e vendit, pasi vetëm të rinjtë me pasion, dëshirë, vullnet dhe punë të ndershme mund të jenë ndryshimi i vërtetë.
Shqipëria ka vlera të mëdha, të cilat janë strukur prej dekadash pas lajmeve, skandaleve dhe problemeve që politika i ka shkaktuar vendit e njerëzve.
Unë, ti, kolegët tanë, të rinjtë dhe të rejat tek Nisma Thurje... dhe gjithë njerëzit e lirë të kësaj zone duhet ti themi ndal mashtrimeve, fasadave dhe krimit në politik. Vetëm me votë mund të sjellim shpresën.
Dil! dhe voto, si njeri i lirë.
Mbështet Nismën Thurje në Bashkinë Lushnje e Qarkun Fier.
Ju faleminderit!