Kandidatët Tanë


Unë jam Boriana Durmishi, kandidate për deputete në zgjedhjet e datës 25 prill, 2021.
Kam përfunduar studimet e larta për "Menaxhim Bankar dhe Financiar", në Tiranë.
Arsyeja përse u bashkova me Nismën Thurje?
- Angazhimi im i parë në politikë vjen si rezultat i pafuqisë për të ndryshuar aspekte të modelit politiko- ekonomik duke qëndruar në shoqërinë civile apo si profesioniste e lirë. Në republikën e Shqipërisë, ndryshimet rrënjësore, në mungesë së instrumentit të referendumit lokal, bëhen vetëm nëpërmjet politikës aktive.
U angazhova në politikë sepse kuptova që vota ime dhe e profesionistëve të lirë jo të asociuar me partitë tradicionale nuk përfaqësohej në Kuvend.
Mendoja fillimisht se nuk do të shkoja të votoja, por pamjet e ricikluara të politikës së vjetër, me motivuan të aktivizohem në mënyrë konkrete.
Pse duhet te largohemi nga vendi jone?
Pse duhet te themi nuk behet ky vend?
- Ka ardhur koha që zëri ynë të përfaqësohet.
Forca e të rinjëve është tregues në historinë tonë të pluralizmit që dëshmon se pushteti i vjetër mund të përmbyset kur ka mbështetje popullore.
Nuk dua që fëmija im të rritet në të njëjtën Shqipëri që unë u rrita!
Besoj se të gjithë bashkë do ja dalim!
Na ndihmo dhe ti. Dil! dhe voto.