Kandidati nr 4, Qarku Fier
Edukimi është ushqimi i shpirtit!
Është e ardhmja e praruar e gjeneratave !
Unë jam Besjana Ramaj, 31 vjeçe! Me profesion mësuese e gjuhës së huaj, Anglisht! Do të jem kandidate për Deputete në Qarkun e Fierit!
Jam rritur në një familje modeste,me prindër punëtor e të ndershëm,ku motivohesha gjithmonë nga e Drejta dhe Edukata. Është Edukata, ajo që mbetet kur gjithëçka e mësuar harrohet,dëgjoja shpesh nga goja e prindërve të mi! Kam mbaruar studimet e larta dhe jam diplomuar në master profesional për mësuesi.
Jam shum krenare që po jap kontributin tim në Edukimin e shoqërisë dhe sidomos të brezit të ri.
Të gjithë e dimë që mëndja dhe e ardhmja e një Kombi është Arsimi .Është themeli i një shoqërie të shëndoshë.
Kam privilegjin të jem mësuese por dhe prind. Dhe në këto kushte kam përgjegjësi të mëdha,si në familje ashtu dhe në shoqëri. Mësimdhënia dhe edukimi është detyra më e lartë dhe më fisnike që kam fatin te jem pjesë.
Të gjithë e pranojmë se Arsimi është shtylla e Kombit,sikurse te gjithë e pranojmë se,sa i përket arsimi nuk është aty ku duhej të ishte.
Problematikat janë të shumta dhe të natyrave të ndryshme. Në disa shkolla numri i nxënësve është më i lartë se kapaciteti dhe në disa shkolla të tjera në zonat rurale,mësimi zhvillohet në grupe,2-3 klasa bashkë.dhe në disa zona te tjera këto klasa braktisen duke cuar deri në mbyllje perfundimtare të shkollave.Nje mos koordinim total ka cuar që shumë fëmijë të mos kenë mundësi të ndjekin shkollimin në mënyrë cilsore ose të ndërmarrin rrugë me orë të gjata për të shkuar në institucionet e edukimit.
Proçeset reformative në Arsim kanë qenë shpesh herë të paqarta dhe të ngarkuara si për mësuesin ashtu edhe për nxënësin.Ndryshimet e vazhdueshme kanë prodhuar vetem konfuzion dhe kaos.
Shkolla sot ballafaqohet dhe me një sërë problematikash të tjera madhore siç janë: cilësia,vlerësimi,edukimi,dhuna,bullizmi,rënia e interesit për të lexuar e të mësuar...etj. Për të zgjidhur të gjitha këto probleme duhet një angazhim maksimal i të gjitha strukturave, ekspertëve dhe profesionistëve.
Duhet një zë i fuqishëm që të ngrejë dhe të kërkojë zgjidhjen e këtyre problematikave, duhet një vullnet i pandalshëm deri në zgjidhjen e tyre. Të hartohet një plan afatgjatë me pjesmarrje gjithpërfshirëse si dhe të ndiqen praktikat inovative të cilat shumë vende europiane disponojnë dhe kanë eksperimentuar si dhe që kan rezultuar produktive dhe të suksesshme.
Për Arsimin duhet të zhvillohen politika dhe të hartohen plane,zbatimi i të cilave mund t'a bëjë shkollën një ambjent më të dashur,më kreativ dhe më stimulues për nxënësit.
Unë kam privilegjin të ushtroj mësimëdhënien në gjuhën e huaj (Angleze).Mësimi i gjuhës së huaj është një mjet i domosdoshëm për të udhëtuar nëpër botë si dhe paisjen me njohuri të cilat një nxënësi do ti sherbente per të qënë interaktiv ndërkombëtarisht.
Figura e mësuesit kohët e fundit është diskriminuar,nëpërkëmbur ,zhvlersuar për shkak të politikave të gabuara në sistemin e arsimit,sidomos në atë parashkollor dhe fillor. Mësuesi duhet të zhvilloj punën në kushte të sigurta,të trajtohet me respekt,me dinjitet.
Mësuesit duhet t'i krijohet mundësia për zhvillimin profesional duke marrë pjesë nëveprimtari shkencore, vendore, kombëtare dhe ndërkombëtare. Për të gjitha këto, kam besimin e plotë tek vetja se mund të jem një kandidate e denjë për të qënë antare e Kuvendit të Shqipërisë dhe për të përfaqësuar denjësisht figurën e mësuesit,duke u bërë pjes e Reformave sa më pozitive dhe produktive ne Arsim.
Sepse kam bindjen e palëkundur se zhvillimi i një vendi vjen nga Arsimi dhe Edukimi! Prandaj,më 25 Prill kërkoj besimin e çdo qytetari,e çdo prindi që kërkon më të mirēn e fëmijëve të tyre,që kërkon një zhvillim arsimor në nivele të larta Edukative!