Kandidatët Tanë


Prej një viti tashmë, jam kthyer në Shqipëri me dëshirën për ti dhënë vendit tim energjinë, pozitivitetin dhe diturinë e fituar në eksperiencat e shumta akademike dhe profesionale. Ishte një vendim i pak kuptuar nga gjithëkush por ishte i duhuri për mua.
Grupimin Nisma Thurrje, unë e shikoj si një mundësi të artë për t`u dhëne zë të rinjve të lirë e të shkolluar, me ide dhe dashuri për vendin e tyre. Kjo platformë është për ata që ndjejne se kanë diçka për të dhënë dhe asgjë për të marrë. Besoj se kjo do të shërbej si nje ogur i mirë për të rinj si unë, Andi... dhe shumë të tjerë të rikthehen në vendit tonë të bukur, por të keq administruar.
Gjatë 15 viteve jashtë Shqipërisë, jam diplomuar në 2010 si inxhinier telekomunikacioni, rrjetesh kompjuterike dhe informatike në Shkollën Franceze të Ingjinierisë “INSA de Lyon” (Instituti Kombëtar i Shkencave të Aplikuara) ne Lyon, Francë si dhe në Universitetin Teknologjik në Tampere, Finland.
Gjithashtu kam një ekperiencë profesionale ndërkombëtare prej më shumë se 10 vjetësh në fushën e teknologjisë së telekomunikacionit dhe IT në Paris, New-York, Singapore, Londër etj. ku kam patur rolin e ekspertit teknik, Manaxher dhe Drejtor Projekti.
Mendoj se Shqipëria ka nevojë për më shumë profesionistë të lirë që duan të angazhohen! Prandaj, edhe ti miku im që gëzon një jetë të qetë dhe të begatë në Gjermani, Francë, SHBA apo diku tjetër të sfidoj të kthehesh në atdhe dhe ti japesh jetës tënde një kuptim përtej konfortit personal. Eja këtu dhe bëhu një ndërtues i së ardhmes. C’do gjë është për tu bërë në Shqipëri. Më besoni, mundësitë janë të pafundme për ndërtuesit e së ardhmes.
Jam i bindur se Ti që më lexove deri këtu, e sheh të ardhmen me të njejtët sy si ne, prandaj eja dhe bëhu pjesë e kësaj lëvizje! Zgjohu, Dil dhe Voto për të ardhmen tënde dhe të fëmijve të tu!
Faleminderit për kohën qe më kushtove!