Kandidatët Tanë


Ka momente në jetë të cilat nuk maten me kohë, por me lumturi dhe ky për mua është një moment i lumtur, që me patjetër dua ta ndaj me të gjithë ju.
Ju prezantoj me një nga zgjedhjet më të rëndësishme të jetës sime: kandidimi për mandatin e deputetes, nën siglën e Nismës Thurje. Zgjodha fjalën e rëndësishme sepse kjo nuk ishte një zgjedhje e vështirë.
Sot, e vështirë është të bëhesh palë e disa grupimeve të kalbura, pa ide, të cilët të humbin identitetin dhe dashje-padashje të detyrojnë të shkelësh mbi parimet individuale e për pasojë dhe ato kolektive.
Sot, është e nevojshme dhe shumë e rëndësishme të të dëgjohet zëri dhe të të njihet fytyra, të përfaqësohesh dhe të mundesh të zgjedhësh më të mirën e mundshme e jo më të keqen e vogël.
Sot, unë jam lumturisht pjesë e një grupimi të rinjsh profesionistë, të lodhur nga e vjetra, të munduar nga mungesa e meritokracisë dhe drejtësisë, por plot energji, dëshirë të mirë dhe atdhedashuri për të ndërmarrë këtë rrugë të vështirë, por jo të pamundur për t'i kthyer shpresën këtij populli e këtij vendi.
#DILVOTO risitë, energjitë e reja, bijtë dhe bijat tuaja, ata që zgjodhën baltën e Çajupit për ta kthyer në mjaltën shqipëtare!