Kandidati nr 1, Qarku Vlore
Kisha mundësinë të jetoja në Itali, Jordani apo diku tjetër në Europë por zgjodha Vlorën!
Ndonjëherë mundësia e të jetuarit jashtë vendit për çdokënd është e lakmueshme, e tillë dukej edhe për mua deri në një farë momenti kur kuptova se nga Shqipëria po ikin të gjithë dhe vendi po i mbetej një grusht njerëzve që po e qeverisinë prej 30 vitesh. Quhem Enriko Kaçaj i lindur në Itali por me rrenjë të thella në Vlorën time të dashur dhe Shqipërinë e bekuar. Pasi kreva mësimet e para në Itali, familja jonë për arsye të studimeve u detyrua të jetonte në Jordani bashkë me mua. Gjatë këtyre viteve kuptuam se emigrimi në kërkim të së ardhmes së sigurtë nuk ishte zgjidhje.
Pas kishim kokën nga atdheu, vendin e babait, gjyshit e brezave me radhë. Kështu që, univeristetin zgjodha ta bëjë në Vlorë, në fushën e drejtësisë. Nuk vendosa thjesht të jetojë në Vlorë por edhe të krijojë familjen time. Sot jam babai i një djali që nuk doja ta rrisja në Europë por këtu, në vendin tim. Për të siguruar të ardhurat e para hapa një biznes që e kisha dhe pasioni tim, elektronika. Kam një dyqan të pajisjeve elektronike, e cila ishte edhe sfida ime në këtë vend për të çuar përpara me sukses këtë sipërmarrje të vogel. Që në fillim u përballa me dështimin e kësaj pune për shkak të pushtetit vëndor dhe mos administrimit të mirë të punimeve infrastrukturore lagjen ku isha pozicionuar.
Duke parë se si ka degraduar politika në këto 30 vitet e pseudodemokracisë por gjithashtu duke e ditur më së miri se prindërit tanë nuk kanë luftuar që sot të jenë në pushtet përseri pasuesit e regjimit komunist, por që të funksionojë demokracia e vërtetë, e shoh të pashmangshme pjesëmarjen time në politikë. Prandaj vendosa t'i bashkohem Nisma Thurje dhe të kandidojë në qarkun Vlorë për të përmbushur misionin i cili më bashkoi me Nisma Thurje, të kalojmë nga demokracia përfaqësuese ku populli dërgon në Parlament përfaqësuesit e tij, në demokracinë pjesëmarrëse ku populli është pjesë e Parlamentit duke qënë pjesëmarrës në vendimarrje.
Sfidat dhe problematikat që hasin punëtoret dhe bizneset çdo ditë në këtë vënd unë i njoh më së miri sepse është ajo çka unë bëj çdo ditë, të gjej rrugëdaljen dhe solucionin e duhur për problemet dhe pengesat që biznesi has. Jam i bindur se së bashku ne do të bëjmë ndryshimin që Shqipërisë më së shumti i duhet, prandaj kërkoj besimin dhe votën tuaj për të bërë këtë ëndërr realitetin e jetës sonë.
Unë nuk dua që im bir të thërrasi pas 30 vitesh sërish "E duam Shqipërinë si gjithë Europa", ashtu siç thirrën prindërit tanë dhe nëpër det kërkuan një jetë më të mirë pa pasur parasysh se u rrezikohej jeta. Ndaj më 25 prill së bashku duhet ta kthejmë atë Parlament në një Parlament pluralist, ku mos të ketë vetëm të majtë e të djathtë por të ketë të drejt e të ndershëm.