Kandidati nr 4, Qarku Berat
Duke qënë se kam vendosur të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare si kandidat i Nisma Thurje në qarkun e Beratit po ju shpjegoj arsyet përse më shtynë të marr këtë vendim.
Duke parë degradimin që i është bërë vendit tonë këto 30 vite në diktaturë moderne secili nga ne ka përgjegjësinë për të bërë diçka për të ndryshuar këtë realitet.
Dhe si bëhet kjo?
Duke kontribuar masivisht për të larguar këtë farë politike që është mbjellë ndër vite duke i ndëshkuar masivisht me votë kundër politikës së vjetër.
Unë jam një i ri që e dua vendin tim dhe dua ta ndërtoj jetën time këtu në vendin tim pranë njerëzve të mij dhe shoqërisë time.
Duke qënë se jam çdo ditë prezent në komunitetit ku unë jetoj, i shoh nga afër problemet dhe vështirësitë në të cilat jetojnë.
Si unë dhe shumë të rinjë të tjerë e shohim se sa e vështirë është bërë për për të gjetur një vend pune në Qarkun e Beratit për të mbajtur frymën gjallë.
E vetmja mënyrë për punësim në vendin tim është lëpirja tek këta mostra që po na marrin shpirtin me sjelljen dhe arrogancën që e karakterizon administratën publike.
Por harrojnë këta që janë aty nga populli për ti shërbyer popullit pa dallim ngjyre politike.
Harrojnë këta që paguhen nga taksat tona dhe e kanë detyrim ligjor të punojnë në pa anësi politike duke bërë një shpërndarje të drejtë të të gjithave të mirave dhe shërbimeve publike.
Por jo politika e këtyre 30 viteve është një politikë arbitrare që punon për interesa klienteliste.
Por unë kam vendosur të dalë kundër sistemit të tyre jo vetëm për vete por për familjen, shoqërinë dhe të gjithë komunitetinqë unë kam marrë përsipër të përfaqësoj për të qënë zëri i tyre në parlamentin e ardhshëm duke lobuar fuqishëm për qarkun e Beratit të lënë në harresë duke kthyer dinjitetin dhe vlerat që na karakterizon të marrë peng nga politika.
Ndaj Nisma #Thurje ka gjithë vullnetin për ta çuar përpara këtë nismë që unë kam marrë përsipër për vendin tim.
Bashkohu të bëjmë bashkë ndryshimin.
Voto të renë kundër të vjetrës.
Trego që as nuk shitesh as nuk blihesh.
Nuk jemi të varfër por jemi të vjedhur.
#thyejfrikën
#dilVoto
#nismathurjeberat